Samitin i G7 vendosi:
Nga dhurimi i 1 miliardë vaksinave për vendet e varfra, te rigjenerimi i ekonomisë botërore dhe rritja e nivelit arsimor, ja çfarë u vendos në samitin e G7
Ditën e sotme, shtatë shtetet më të fuqishme në nivel ekonomik, janë takuar në CronWall të Britanisë së Madhe, për të diskutuar për një sërë çështjesh që shqetësojnë botën sot. Në këtë samit tre ditor, pra nga data 11 deri më 13 qershor, fokus i diskutimit ka qenë pandemia e COVID-19.
Vendet u zotuan se do të dhurojnë për vendet e varfra 1 miliardë doza vaksinash, duke mos specifikuar se të cilës kompani. Në agjendën e diskutimeve, kanë qenë edhe idealet për një shoqëri të lirë e demokratike dhe angazhimi i përbashkët për multilateralizimin.
Fundi i Pandemisë
“Ky nuk është rasti i krizave të kaluara globale, jemi të vendosur që këtë herë të jetë ndryshe”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga G 7.
Përkrahje për tregtinë e lirë
Në diskutimet e samitit, është vendosur për një treg të lirë, me të drejta të barabarta tregtie. Kjo mënyrë do të bëj një ekonomi globale më elastike dhe të drejtë, për të përmbysur disi konkurrencën. Është diskutuar gjithashtu, për shtrirjen e kufijve të shoqërisë, përmes hapësirave kibernetike.
Kjo dëshmon sipas tyre, që bota po i nënshtrohet një shoqërie të hapur, ku në fokus, do të jetë transformimi teknologjik, për të mirën e përbashkët.
Mbrojta e Mjedisit
Mbrojta e mjedisit ishte gjithashtu pjesë e agjendës së samitit të G 7. Vendet më të fuqishme të botës, vendosën që të kujdeseshin për mbrojtjen e planetit, duke iniciuar ‘revolucionin e gjelbër’, e cila, shton vendet e punës, zvogëlon ngrohjen globale dhe rrit financat e shteteve, duke mbrojtur tokat dhe oqeanet në një përqindje të madhe.
Kjo sipas samitit do të ndihmojë në një të ardhme të shëndetshme për brezat e ardhshëm, e në këtë drejtim ato janë shprehur të gatshëm për të vendosur një fond prej 100 miliardë dollarësh.
Arsimi
Arsimi është një tjetër komponent që është diskutuar në samit. Me anë të arsimit, synohet të forcohet demokracia, liria, barazia mes njerëzve dhe të drejtat e njeriut. Në samit u theksua se do të synohet që të rritet fondi për arsimin në të gjithë globin, e të bëhet e mundur që rreth 40 milionë vajza të përfshihen më shumë në mësime të ndryshme.