Samiti/ Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave

Tirana sot teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në nisje të samitit, theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë dhe rajonin, duke nënvizuar lidhjen e fortë që shqiptarët ndjejnë me Europën si pjesë e identitetit të tyre.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë ku Evropa ishte një pretendim i përbashkët identiteti – si përgjërim për përkatësi, jo si detyrë shtëpie, por si fat i bashkëndarë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se fushata që i parapriu këtij samiti u udhëhoq nga fjalët kyçe “Evropë, identitet, përkatësi”, të cilat sipas tij “fituan më shumë se 52% të votave”, duke e cilësuar rezultatin si “një Brexit me role të përmbysura” , – një referencë simbolike për përkushtimin e shqiptarëve ndaj integrimit evropian.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë ku Europa ishte një pretendim i përbashkët identiteti, si përgjërim për përkatësi, jo si detyrë shtëpie por fat i bashkëndarë. Ndaj jam kaq i kënaqur që fushata u drejtua nga fjalët Europë-identitet-përkatësi, që fitoi më shumë se 52% të votave. Ishte një Brexit me role të përmbysura”, tha ai.