Aktualitet dhe Lajme
Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Georgia Meloni mbërrin në tapetin e kuq, Rama i ulet në gjunjë (VIDEO)

Këtë të premte, po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë. Kryeministrja italiane Georgia Meloni, sapo ka mbërritur në tapetin e kuq, ku kryeministri i vendit Edi Rama, po pret liderët e BE.
Kreu i qeverisë, ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.