Aktualitet dhe Lajme
Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

Këtë të hënë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ish-kryeministri ka zbuluar shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore.
“Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon: ‘Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri’. Kjo, u la në këtë prokurori”, tha Berisha.