Aktualitet dhe Lajme

Sa vjeç bën? Zyliha Miloti, ikona e humorit shqiptar feston sot ditëlindjen

Share

Zyliha Miloti është padyshim një nga artistet më të mëdha që ka prodhuar ndonjëherë vendi ynë.

Aktorja e madhe e humorit me gjysmë shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe me më shumë se 250 premiera shfaqjeje feston sot ditëlindjen e 78.

Galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.

Mes shumë urime nga miq e dashamirës të aktores, edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu ka bërë një urim.

“Sot ka ditëlindjen një nga ikonat e kulturës shkodrane, një zonjë artiste dhe një diva shqiptare. Edhe 100 vite të tjera plot me artin, kulturën dhe humorin tand Zyliha Miloti”, shkruan Rosela./albeu.com

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button