Aktualitet dhe Lajme

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

Share

Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto shtete.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se anija në pronësi greke, Green Admire, po largohej nga Sillamae, një port estonez i Detit Baltik, duke përdorur një kanal të caktuar navigimi që kalon nëpër ujërat ruse, sipas Ministrisë së Jashtme estoneze.

Ministria e Jashtme estoneze tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për incidentin. “Incidenti i sotëm tregon se Rusia vazhdon të sillet në mënyrë të paparashikueshme”, tha ministri i Jashtëm Margus Tsahkna.

“Unë gjithashtu i kam informuar aleatët tanë për ngjarjen”, vijoi ai më tej. Anija “Green Admire” është ankoruar tani pranë ishullit Hogland të Rusisë, sipas “Marine Traffic”, një faqe interneti që gjurmon anijet.

Anija ishte nisur për në Roterdam duke transportuar naftë argjilore estoneze, tha Administrata e Transportit Estonez.

Kanali i lundrimit nga Sillamae përmes ujërave territoriale ruse është krijuar sipas një marrëveshjeje midis Estonisë, Finlandës dhe Rusisë për të shmangur cekëtinat në ujërat estoneze, tha administrata.

Administrata vijoi më tej duke thënë se anijet që lundrojnë drejt dhe jashtë portit tani do të udhëhiqen përmes ujërave territoriale estoneze.

Të enjten, Estonia tha se Rusia kishte dërguar një avion luftarak në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Detin Baltik, pas një përpjekjeje për të ndaluar një tanker me destinacion Rusinë, që mendohet të jetë pjesë e një të ashtuquajture “flotë në hije” të përdorur nga Moska për të shmangur sanksionet.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button