Rudina Hajdari: Babin tim e vranë rangjet e larta në Shqipëri dhe në rajon!
Më 12 shtator bëhen 26 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit pranë selisë së Partisë Demokratike, e cila më pas do të konsiderohej si vrasja e shekullit për shkak të figurës së tij si edhe ngjarjet që rrodhën më pas me tentativën për grusht shteti dy ditë më pas
Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari njëkohësisht e angazhuar në politikë, në një intervistë për Report TV për emisionin ‘Frontline Interview’, tha se vrasja ishte politike dhe se nuk janë të angazhuar për të ditur se kush e ka shkrepur këmbëzën e armës.
Hajdari tha se vrasja ka qenë politike në rangjet më të larta të asaj kohe, qoftë të Shqipërisë, por edhe të rajonit.
”Vrasja e Hajdarit ishte politike dhe ne nuk jemi angazhuar e kush e ka shprehur këmbëzën e pistoletës mjetit që ka” vrarë Azem Hajdarin. Pra çështja nuk mbetet aty por është më e thellë dhe më e gjerë për ne nuk ka asnjë lloj dyshimi, se vrasja e Hajdarit ka qenë politike në rangjet më të larta të asaj kohe. Qoftë të Shqipërisë, por edhe të rajonit.
Ka qenë një vrasje e cila i përket vetëm drejtësisë. Drejtësia ka limitet saj, për ne ka qenë e rëndësishme si familje për tu fokusuar te fakti se Azem Hajadari ka patur një ëndërr për Shqipërinë që dhe pas eliminimit të tij të vazhdonim në hapa të tillë dhe të investonim nëpërmjet kontributit tonë. S’do e marr vesh kurrë se çfarë ka ndodhur vërtet, por jemi të bindur se ka qenë një vrasje politike”, – tha Rudina Hajdari.
Teksa ka kujtuar atë ditë të trishtë, Hajdari tha se Azem Hajdari ishte shumë i dashur në të gjithë Shqipërinë. Sipas saj, ai mund të largohej nga vendi, por nuk e bëri pasi ishte një njeri i drejtë.
”12 shatori mendoj se shumica. Ishte me një rrebesh të jashtëzakonshëm. Ishim të tronditur, kisha pak çaste para vrasjes së babit ka ndodhur diku në 9 e 20… kemi qenë të pranishëm e gjithë familja përballë selisë së PD-së duke shijuar çastet e fundit si çastet me të bukura familjare dhe mos të fokusohem te ditët që pasuan atë të ngjarjes. Kanë qenë aktivitete të suksesshme dhe ju e mbani mend edhe për PD se në atë kohë ka qenë në opozitë. Si pas ’97 dhe angazhimi i PD-së sidomos në jug të vendit ishte shumë i vështirë.
Suksesi nëpër mitingje në Fier ishte një arritjet që dëshmonte sa i dashur ishte ai në të gjithë Shqipërinë, ku dominonin bandat dhe kapja e shtetit në atë kohë. Ishin momente të vështira në atë kohë. Një vit më para se të ndodhet ngjarja ka pasur një atentat në Kuvend. Unë di 4 atentate Ai e dinte rrezikun që i kanosej. Ai kishte mundëso të largohej, por nuk e bëri sepse ishte shumë njeri i drejtë. Megjithëse arritën ta eliminonin figura e tij”,- tha Rudina Hajdari.
Huazuar nga skaproblem.al