Aktualitet dhe Lajme
Rrufeja godet tufën me bagëti në Gramsh, ngordhin 10 dele, shpëton mrekullisht çobani

Rreshjet e shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike, kanë sjellë pasoja në Gramsh.
Mësohet se 38-vjeçari Dëfrim Qyra, çoban i një tufe me dhi ka qenë duke kullotur bagëtitë rrëzë malit të fshatit Broshtan, ku rrufeja ka goditur tufën.
Më shumë se 10 dhi kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë çobani nuk është lënduar.