Rritet përdorimi i kartave të kreditit, mbi 25.8 milionë pagesa me vlerë prej 3.400 miliardë lekësh

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024, shqiptarët përdorën kartat e tyre të kreditit për mbi 25.8 milionë pagesa, me një vlerë totale prej 3.400 miliardë lekësh.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me fillimin e vitit, numri i transaksioneve është rritur me 14%, ndërsa vlera e tyre me 10%.
Kartat përbënin tashmë 65% të të gjitha pagesave në vend, duke u konfirmuar si mënyra kryesore e kryerjes së transaksioneve.
Një rritje e ndjeshme është shënuar edhe në transfertat elektronike, përmes shërbimeve të internet banking dhe mobile banking, ku numri i transaksioneve u rrit me 23% dhe vlera me 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
në sistemin AIPS-EURO, janë shlyer 175 mijë pagesa me një vlerë prej 2.9 miliardë eurosh duke regjistruar rritje prej 17% në numër dhe 22% në vlerë.
Ky sistem luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në formalizimin e ekonomisë
Një tjetër hap drejt modernizimit të plotë financiar është edhe pranimi i 11 bankave shqiptare në sistemin evropian të pagesave SEPA, shërbim i cili nga tetori pritet të ulë kostot e transfertave ndërkombëtare në euro