Pasi Donald Trump njoftoi se kishte autorizuar agjentët e CIA-s për të bërë operacione në Venezuelë, presidenti Nicolás Maduro foli haptazi për një “komplot të organizuar nga CIA” dhe nisi operacionet ushtarake. Disa orë më vonë, Shtëpia e Bardhë e deklaroi Maduro “jo legjitim.” Njëkohësisht, liderja e opozitës që sapo fitoi çmimin Nobel, María Corina Machado, u bëri thirrje SHBA-ve për “të ndalur luftën e nisur nga Maduro.”
Shenjat e një konflikti të mundshëm po shtohen, shkruan La Repubblica. Forcat Ajrore të SHBA-ve fluturan mbi ujërat e Karaibeve më pas se 150 kilometra larg bregut venezuelian. Në videot që u shpërndanë në fillim të tetorit, helikopterët luftarakë Little Bird dhe Black Hawk fluturuan pranë detit, pranë një platforme nafte. Sipas The Post, ishin nisur drejt Trinidad, pranë Venezuelës. Duket se këto janë pjesë të trajnsimeve për një sulm të mundshëm.
Disa ditrë më parë u quajt “presidenti i paqes”, kurse tani Trump flet haptazi për “operacionet tokësore” dhe akuzon Maduro për udhëheqje të kartelit të drogës Cártel de los Soles dhe për “infektim të Amerikës me kriminelë.” Uashingtoni ofron 50 milionë dollarë shpërblim për të. 10 mijë trupa gjenden në bazat ushtarake në Karaibe, shtatë anije lufte dhe një nëndetëse. Në javët e fundit, ushtria amerikane ka hedhur në erë pesë varka në ujërat ndërkombëtare ku ndodheshin kontrabandistë të dyshuar nga Venezuela. U vranë 27 persona. Ngjarja e fundit ndodhi të martën.
Çdo javë Trump poston video ku tregon sulmet ndaj varkave të kontrabandistëve të drogës, pa i dhënë kurrë emrat e tyre, por duke cituar sasinë e drogërave deri në gramë. Pasi i dha CIA-s dritën e gjelbër, Maduro njoftoi “Operacionin Pavarësia 200”, një seri operacionesh ushtarake në kufi të Kolumbisë. “Ne do të aktivizojmë të gjithë forcën globale të mbrojtjes ushtarake, mbrojtjen e popullit dhe policisë”, thai ai.
Pasi bëri edhe një thirrje për amerikanët që t’u thoshin jo veprimeve të CIA-s, shtoi: “Dëgjomëni: jo luftës, po paqes.”
starnews.al