fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Rrezikuan të jetën në mes të detit, shpëtohen 4 turistë të huaj në Gjirin e Durrësit

Share

Katër turistë të huaj u është rrezikuar jeta ditën e sotme, teksa ishin nisur nga Mali i Zi për në Shqipëri. Përmes një reagimi zyrtar, policia bën me dije se mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt në det dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet shqiptare.

Fatmirësisht, 4 turistët, dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

????Gjiri i Durrësit

Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button