Aktualitet dhe Lajme
Rrëshqitje gurësh nga reshjet e shiut në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

SHUPENZË- Reshjet intensive të shiut kanë “pushtuar” vendin teksa janë regjistruar problematikat e para në akset rrugore.
Raportohet se problematika janë hasur edhe te Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat-Shupenzë.
Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.
Kjo ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit.
Autoritetet lokale janë duke marrë masat e nevojshme për të pastruar rrugën.