Aktualitet dhe Lajme

Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë

Share

Një masiv shkëmbor me inerte nga lartësitë e malit Trebeshina ka rënë në aksin Ura e Dragotit-Këlcyrë duke shkaktuar edhe bllokomin e rrugës. Mësohet se masat e mëdha të dheut që u rrëzuan në rrugë, kanë ‘paralizuar’ qarkullimin në të dyja krahët e rrugës duke krijuar një radhë kilometrike.

Gjithashtu në vendngjarje u ndërhy menjëherë nga ekipi i kontraktit të mirëmbajtjes së aksit rrugor Tepelenë-Përmet, i cili punoi intensivisht për të hapur rrugën duke mundësuar hapjen e rrugës në një sens dhe duke lejuar kështu rivendosjen e qarkullimit të automjeteve.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button