Rregull i ri në rrugë, policia fillon bllokimin e mjeteve që pengojnë qarkullimin
Arben Bakalli me detyre komandant trafiku pranë komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë thotë për se është hartuar një plan masash në lidhje me porosinë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Mjetet që do konstatohen se zënë hapësirat publike do të bllokohen, Komandanti i Trafikut Arben Bakalli na sqaron të gjithë procesin në lidhje me këtë masë.
Proda tha se pret më shumë përmirësim të parametrave të sigurisë rrugore, shërbim sa më cilësor, që ta ndiejnë ndryshimin përdoruesit e rrugës dhe kjo nënkupton etikë në komunikim, ndjekje me përparësi të procedurave të aksidenteve, monitorim më të mirë të qarkullimit dhe sidomos të akseve rrugore që janë pranë shkollave.
Aksioni policor për bllokimin e mjeteve që zënë hapësirat publike, apo që pengojnë qarkullimin e lirë dhe rëndojnë trafikun ka nisur, më tej Komandanti Arben Bakalli ka dhe një apel për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.