Aktualitet dhe Lajme

Rrahën barbarisht Kujtim Cacën dhe familjen e tij, shpallet në kërkim vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja

Share

Familjarët e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, janë përfshirë sërish në një ngjarje të dhunshme. Burime për mediat bëjnë me dije se së fundmi se vëllai i ish-deputetit, Flamur Rraja është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës.

Gjithashtu, mësohet se në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja, një person ky me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Sipas asaj që raportohet paraprakisht mësohet se Flamur Rraja dhe i biri kanë dhunuar shtetasin Kujtim Caca dhe familjen e tij.

Kjo ngjarje dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis Rrajës dhe Cacës për pronat.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Policia e Krujës, por vlen të theksohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button