Aktualitet dhe Lajme

Roza Lati zbulon pse u largua nga ekrani

Share

Moderatorja e njohur Roza Lati, e cila për vite me radhë drejtoi emisionin “Why Not”, ka kohë që është larguar nga ekrani, dhe mungesa e saj është ndjerë nga publiku.

Së fundmi, në një InstaStory, ajo u është përgjigjur fansave që e pyesnin për arsyet e largimit nga televizioni.

Roza tregoi me sinqeritet se arsyeja kryesore, ishte zhgënjimi i thellë që përjetoi ndaj mënyrës si funksiononte televizioni ku punonte.

Ajo rrëfen se ndonëse e ka dashur dhe shijuar punën e saj, presioni psikologjik dhe mungesa e mbështetjes në momente të vështira e detyruan të largohej.

Megjithatë, Roza premton jo vetëm një rikthim personal, por edhe bashkëpunim me profesionistë të tjerë të zhgënjyer nga televizioni aktual, të cilët, siç shprehet ajo, ndajnë të njëjtin qëndrim.

“S’kam mbaruar me ekranin. Do rikthehem. Dhe jo vetëm. Por me një grup profesionistësh që, si unë, janë lodhur nga mënyra si po zhvlerësohet televizioni sot”, shkroi ajo.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button