Aktualitet dhe Lajme

Ronaldinho: Yamal i jashtëzakonshëm, mund të shkruajë historinë

Share

Në një intervistë të dhënë për “Marca”, braziliani Ronaldinho në mënyrë të pashmangshme u ndal edhe në temën e Lamine Yamal, i cilësuar nga shumë si trashëgimtari i tij.

Kampioni brazilian preferoi të mos bënte krahasime, por megjithatë shprehu me fjalë admirimi të thellë se çfarë mund të aspirojë marokeni i lindur në 2007, duke filluar nga e ardhmja e afërt.

“Messi dhe unë tashmë kemi bërë historinë, tani është radha e Lamine Yamal të bëjë të njëjtën gjë. Është e mahnitshme ajo që ai ka treguar deri më tani, duke qenë kaq i ri dhe kaq i talentuar. Më pëlqen të shikoj lojtarë si ai, i bëjnë mirë futbollit. Shpresoj që të mund të ketë një karrierë si e jona”.

“Nuk më kanë pëlqyer kurrë krahasimet sepse çdo lojtar ka stilin e tij të lojës. E rëndësishme është që Lamine Yamal u sjell gëzim njerëzve, siç bëja unë në kohën time ose siç bëri Messi më vonë. Shpresoj që ai të vazhdojë me projeksionin që ka treguar deri më tani. Topi i Artë? Lamine Yamal është në prag të fitimit të Topit të Artë. Ka lojtarë të tjerë të mrekullueshëm në botë, sepse është shumë i ri, por mund të bëjë historinë duke e fituar jo një herë, por disa herë”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button