Aktualitet dhe Lajme

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Share

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi i vitit 2025, verdhekuqtë kanë grumbulluar më shumë pikë se kushdo në “top 5” ligat evropiane, më mirë se Liverpool dhe Bayern.

Fitorja ndaj Empolit është rezultati i 12-të radhazi pozitiv në Serinë A: një marshim “Championsi “, i cili filloi me ardhjen e Ranierit, me 10 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje në 16 ndeshje.

Roma është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025 në “top 5” ligat e Europës. Skuadra e Ranierit ka fituar 26 pikë që nga fillimi i vitit, me një mesatare prej 2.60 pikë për ndeshje në 10 ndeshje. Më mirë se Liverpool, Bayern dhe PSG (që ka një ndeshje më pak) por edhe se Interi

Roma 26 pikë në 10 ndeshje

Liverpuli 25 pikë në 11 ndeshje

Bayerni i Mynihut 25 pikë 10 ndeshje

PSG 25 pikë në 9 ndeshje

Ineri 21 pikë në 11 ndeshje




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button