Aktualitet dhe Lajme
Roela shtatzënë, Vedati i propozon për martesë LIVE, zbulojnë gjininë e bebit në emision

Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe dashurua në “Përputhen” kanë zbuluar se së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.
Të rrethuar nga atmosfera magjike dhe dekorimet “boy or girl?”, Roela dhe Vedati shfaqën emocionet e tyre në pritje të përgjigjes së madhe. Në një moment të ngarkuar me emocione, u bë e ditur gjinia e foshnjës që ata po presin, një lajm që ngjalli entuziazëm jo vetëm te prindërit e ardhshëm, por edhe tek publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Po ashtu, surprizë ishte edhe momenti kur Vedati i propozoi për martesë.