Aktualitet dhe Lajme

Roberti dënon Albanon, plas debati mes fermerëve, artisti: S’jam delirant unë, pordh*cë nuk dua këtu

Share

Një debat i ashpër është shënuar mes artistit Robert Aliaj dhe aktorit Albano Bogdo pasditen e kësaj të shtune.

Ka qenë Roberti, ai i cili në rolin e kryefermerit i ka thënë Albanos se do e dënojë duke e çuar në shtëpinë e fakirit, për arsye se ai nuk u është bindur urdhrave të tij dhe ka thyer rregullat.

“Për arsye të prishjes së rregullave në komunitet, thyerja e urdhrave të kryefermerit, unë të dënoj ty. Ti do shkosh tek shtëpia e fakirit nga tani për një kohë të pacaktuar. Shko atje, këtë autoritet e kam tani nga Agai. Je më i nderuar po të më dëgjosh mua. Unë jam Agai dhe ti do shkosh atje dhe do dalësh kur të më teket mua. Unë nuk jam delirant, as njeri i parespektuar. Nuk dua asnjë pordhac këtu që thotë nuk e bëj këtë. Kam respekt për njerëzit që respektojnë njëri-tjetrin”, tha Roberti.

Por ky urdhër nuk është pranuar nga Albano, i cili i kujtoi Robertit se ai është kryefermer dhe jo Agai. Aktori shtoi se nëse ky dënim i komunikohet nga Agai do e zbatoj menjëherë./m.j




Huazuar nga Javanews.al

Back to top button