Aktualitet dhe Lajme

Ristani nis fshesën në Bashkinë Tiranë, largon të besuarit e kryebashkiakut Veliaj

Share

Anuela Ristani, kryetare në detyrë e Bashkisë së Tiranës, nis fshesën në institucion duke larguar të besuarit e Erion Veliajt dhe duke emeruar të parapëlqyerit e Edi Ramës.

Drejtor i Pergjithshëm i UKT, emërohet Skerdi Drenova. Ai ka qenë në krye të OST-së. Zëvendës drejtor i përgjithshëm i UKT Kujtim Nanaj, i besuari i Elton Kacidhes dhe bashkëshortit të Anuela Ristanit.

Nanaj pretendoi të merrte drejtimin e UKT-së për shkak se mbështetej nga Ristani, por në momentin e fundit hyn në lojë Rama dhe dërgon Drenovën.

Drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së koordinimit dhe bashkërendimit Eldi Hoxha, aktualisht në hetim nga SPAK. Hoxha ka punuar në doganë.

Me këto emërime, kryeministri merr kontroll të plotë mbi Bashkinë Tiranë, në kohën kur Erion Veliaj mbahet në paraburgim për korrupsion e pastrim parash./ VNA




Huazuar nga albeu.com

Back to top button