
Prej mesditës së sotme rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, përfshirë edhe mjetet me tonazh të rëndë, me kusht që të respektohet ngarkesa maksimale prej 8.2 ton për aks.
Lëvizja do të kryhet përmes një devijimi provizor të ndërtuar pranë pozicionit ekzistues, deri në përfundimin e rrugës alternative në shtratin e lumit Shkumbin dhe integrimin e saj me trupin e hekurudhës.
Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe do të jetë përkohësisht i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave dhe kryerjen e asfaltimit përfundimtar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëjnë thirrje drejtuesve si dhe banorëve të zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.
Aksi rrugor Librazhd–Përrenjas u bë i pakalueshëm që prej datës 21 shkurt, për shkak të rrëshqitjeve masive të dheut dhe shembjes së urës në vendin e quatur si “Arrat e Gurrës”.
Start News
