Aktualitet dhe Lajme

Rikthehen reshjet e shiut/ Meteorologia Gjoni tregon qarqet që do kenë probleme nga reshjet

Share

Diellit të ditëve të para të vitit të ri i lënë vendin reshjeve të shiut, ndërkohë në fundjavë pritet të ketë dhe rënie të temperaturave.

Specialistja, Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave tha tha se duke filluar nga dita e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut.

“Duke filluar nga e marta dhe ditët në vazhdim i gjithë territori do të përfshihet nga reshjet e shiut” tha Anira Gjoni.

Kryesisht shiu do të jetë me intensitet të dobët thuajse në të gjithë qarqet, përveç Shkodrës dhe Kukësit ku reshjet do të kenë intensitet më të lartë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button