Aktualitet dhe Lajme
Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit sërish në “luftë” me flakët

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosën nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra është aktivizuar sërish.
Burimet për median bëjnë me dijë se zjarri është riaktivizuar në masivin pyjor të Drenovës. Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por mësohet se situata është e vështirë për shkak të terrenit malor.
Kujtojmë se zjarri në Drenovë kanë rënë disa ditë më parë dhe janë proceduar penalisht tre persona ku dyshohet se kanë ndezur zjarr në tokat e tyre për djegien e mbeturinave, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në sipërfaqet pyjore dhe të mbjellave me vreshta dhe pemë frutore.