Rezultati i numërimit elektronik në 6 qendra votimi të Bashkisë së Vorës, kush kryeson?

Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në orën 19:00 dhe dorëzimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit në mbarë vendin, ka nisur numërimi. Siç raportojnë gazetarët e News24, materialet zgjedhore janë shoqëruar nga forca të policisë të cilat janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Pusteci, bashkia më e vogël e qarkut nisi numërimin e para dhe ishte po e para që nxori rezultatet e zgjedhjeve në këtë bashki.
Ndërkohë, nga rezultati i bërë publik nga numërimi i 6 kutive të para të Bashkisë së Vorës, koalicioni PD-ASHM është në avantazh me 21 vota ndaj PS.
rezultatin nga numërimi elektronik i 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, nga 44 qendra votimi që u zhvillua votim dhe numërim elektronik.
Në 4 qendra votimi të Vorës kryeson koalicioni opozitar.
PD-ASHM kanë siguruar 522 vota.
Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 501 vota.
PD-ASHM janë në avantazh të ngushtë prej 21 votash kur pritet të dalë edhe rezultati i 38 QV të Vorës.
Qendra e votimit: 2037
PD-ASHM – 111
PS – 87
Qendra e Votimit: 2038
PD-ASHM – 106
PS – 74
Qendra e Votimit: 2038/01
PD-ASHM – 129 vota
PS – 68 vota
Qendra e Votimit: 1558
PD-ASHM – 42 vota
PS – 124 vota
Qendra e Votimit: 1301
PD-ASHM – 35 vota
PS – 85 vota
Qendra e Votimit: 2037.01
PD-ASHM – 99 vota
PS – 63 vota