Reshje masive dëbore në disa zona të qarkut Shkodër, probleme në qarkullim

Share

Reshjet e bores vazhdojnë në zonat malore të qarkut Shkodër. Kryesisht, ato kanë vazhduar me intensitet të ulët edhe këtë të shtunë në zonën e Vermoshit në Malësi të Madhe. Trashësia e borës është rreth 14 centimetër.

Edhe në aksin Bogë- Theth, ka prani dëbore edhe pse aktualisht nuk po bie.

Kompanitë kontraktore me mjetet e tyre, po punojnë për mbajtjen hapur të akseve, duke garantuar qarkullimin.

Specialistët këshillojnë që mjetet në këto akse, duhet të lëvizin të pajisur me zinxhir.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button