Aktualitet dhe Lajme
Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash e gurësh në zonat malore në Shkodër, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj
Zonat malore të Bashkisë Shkodër, janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Rruga Theth-Ndërlysaj, është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh.
Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Bashkia Shkodër, po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.
Në aksin Bogë-Theth, rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.