fbpx
Aktualitet dhe Lajme

RENEA zbarkon në Vlorë pa njoftuar policinë lokale, kë po kërkojnë?!

Share

PERDITESUAR– Forcat RENEA po zhvillojnë një operacion ‘blic’ në Vlorë, duke rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aksioni mendohet se është në funksion të kapjes së elementëve kriminale, por që sipas burimeve, persona të tillë dyshohet se janë të strehuar në një hotel dhe posedojnë edhe armë.

FNSH dhe Forcat Shqiponja kanë rrethuar një hotel ku dyshohet se ndodhet personi i armatosur.

Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë është prezente aty, por burimet bëjnë me dije se policia e Vlorës nuk ishte njoftuar për operacionin.

Lajm në përditësim… /syri




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button