Aktualitet dhe Lajme

Rama zbulon detaje nga mbyllja e fushatës në Tiranë: Do jenë vetëm kandidatët e këtij qarku! Do i japim mesazh Shqipërisë

Share

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar detaje nga mbyllja e fushatës në Tiranë, e cila shënon dhe mbylljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Rama shprehet se në takimin e sotëm do të jenë të pranishëm vetëm kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës dhe qytetarët e kësaj zone.

“Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazëz tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve”, tha ai.

Kryeministri komentoi edhe votën e diasporës, për të cilën tha se numrat janë inkurajues sa i përket pjesëmarrjes, ndërsa shtoi se “jam shumë kurioz të shoh vendimin e diasporës, ndikimin e diasporës”.

“Në 19:30, do të jemi së bashku me Tiranën për Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Rama.

Rama: Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazëz tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve.

Ndërkohë, në 19:30, Tirana do t’i jap mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Më vjen shumë mirë që ka pasur një lëvizje domethënëse në ditë e fundit nga ana e atyre që i kishin mbetur pa i dërguar zarfat, numrat janë shumë inkurajuese, do shohim si do jetë pjesëmarrja, por pa diskutim që trendi qysh në krye të herës, na tregoi që do kishim një pjesëmarrje shumë të lartë të shqiptarëve jashtë kufijve.

Unë jam i lumtur që i dhamë mundësinë të votojnë, që ata e shfrytëzuan këtë mundësi për votën e parë në histori të shqiptarëve jashtë, por edhe për këtë sfidë të Shqipërisë me historinë në 11 maj.

Dhe jam shumë kurioz të shoh vendimin e diasporës, ndikimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh. Në 19:30, do të jemi së bashku me Tiranën për Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button