
Do të përfshijë klasa moderne, ambiente sportive, si dhe hapësira të gjelbëruara
Kryeministri Edi Rama, sot më 10 nëntor ka bërë publike pamje nga kantieri ku po ngrihet gjimnazi i ri “Sulejman Elezi” në Laknas, një projekt arsimor që po ndërtohet nga e para.
Objekti i ri do të ketë kapacitet për rreth 800 nxënës dhe do të përfshijë klasa moderne, ambiente sportive, si dhe hapësira të gjelbëruara.
“Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern ‘Sulejman Elezi’. Një hapësirë e re për 800 nxënës, me: klasa bashkëkohore, terrene sportive, hapësira të gjelbra, panele diellore për energji të pastër”, shkruan Rama.
Start News
Reklama
