Aktualitet dhe Lajme

Rama ndan pamje nga pritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër e i shtrenjtë i popullit shqiptar

Share

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

 

 

Raportohet se në takim me kryeministrin Rama është diskutuar në lidhje me mënyrat për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Duke i uruar mirëseardhjen Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe delegacionit shoqërues në Zyrën e Kryeministrit Rama shprehu besimin e tij se vizita do të ndihmonte në krijimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit dhe do të çonte përpara ambiciet e zhvillimit të të dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe mbi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në sektorët prioritarë, duke përfshirë ekonominë, tregtinë, energjinë e rinovueshme, sigurinë ushqimore dhe teknologjinë.

Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë dhe diskutuan rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Ata nënvizuan nevojën për një bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar për të promovuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button