Rama: Kishim një LSI që na ngatërrohej nëpër këmbë, shyqyr shpëtuam, tani na dalin ca të tjerë

Edi Rama, gjatë një mitingu në Dimal, ka sulmuar edhe partitë e reja që garojnë në zgjedhjet parlamentyare të 11 Majit.
Rama e bëri krahasimin me LSI-në, ku u shpreh se u ngatërrohej nëpër këmbë dhe se shyqyr që shpëtoi nga pengmarrësdit e vegjël. Ndërsa tani, sipas tij, dalin ca të tjerë, duke iu referuar partive të reja, që thonë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
“Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësdit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme? Ça të rinjsh? Të rinj në moshë e fytyrë, por në program, përmbajtje në kuptim të politikës, gjeopolitike, të marrëdhënieve ndërkombëtare, s’ka lidhje fare që kur thonë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Duhet të fokusohemi te 11 maji dhe anëtarësimi në BE.”, – u shpreh Rama.