Aktualitet dhe Lajme
Rama e Macron vizitë te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja Shqipëri-Francë “Plani i Veprimit për Inovacionin” nga dy ministrat, Blendi Gonxhja për Shqipërinë, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë.
Macron nuk hezitoi të përshëndesë punonjësit e qendrës TUMO, që synon të kthehet në qendër të inovacionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kjo është vizita e dytë zyrtare në vendin tonë e presidentit francez.