Rama do ‘zhdukë’ lekët cash nga qarkullimi: Në fund të dekadës në Shqipëri do ketë vetëm transanksione digjitale

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësuesit e teknologjisë që u zhvillua në Berat, u shpreh se qeveria ka për synim që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por të gjitha transanksionet financiare të jenë digjitale.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se për të arritur këtë gjë duhet pak sforco ndërsa shtoi se kjo gjë është e realizueshme.
“Në fund të kësaj dekade, Shqipëria të mos ketë më cash, që gjithë transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibizilim.
Teknologjia nuk mungon. Besoj që nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës që do dimë të ecim, kjo është e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.