Raketat e Teheranit mbi Izrael shkaktojnë 175 të plagosur! Trump kërcënon Iranin

Share

Në ditën e 23-të të sulmeve amerikano-izraelite, presidenti Donald Trump i ka dhënë Teheranit një afat të prerë prej 48 orësh për të rihapur plotësisht dhe pa kushte Ngushticën e Hormuzit — një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

“Nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, pa kërcënime, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke nisur nga më e madhja”, deklaroi ai.

Paralelisht me këtë zhvillim, situata në Izrael mbetet e tensionuar pas sulmeve të fundit me raketa nga Irani. Bilanci i të plagosurve është rritur ndjeshëm në qytetet Arad dhe Dimona, ku në total raportohen 175 persona të lënduar.

Sipas të dhënave nga Soroka Medical Center: 115 të plagosur janë regjistruar në Arad, mes tyre 9 në gjendje të rëndë, 60 të plagosur në Dimona, përfshirë edhe një djalë 12-vjeçar në gjendje kritike


starnews.al

Reklama
Back to top button