Aktualitet dhe Lajme

Raimonda Bulku prezanton për herë të parë në ekran nënën e saj

Share

Aktorja Raimonda Bulku ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rudina” në TV Klan, por nuk ka folur për projektet e saj. Ajo ishte e shoqëruar nga nëna e saj, Ardita, dhe së bashku dhanë një intervistë përkrah njëra-tjetrës, duke zbuluar një anë më të panjohur të jetës së aktores.

Raimonda ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një foto të fundit që ka postuar në rrjetet sociale me nënën e saj. Gjatë intervistës, ato folën për lidhjen e tyre të ngushtë si nënë e bijë, duke zbuluar më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre.
Në momentin që hynë në studio, Rudina Magjistari theksoi ngjashmërinë mes Raimondës dhe nënës së saj, por të dyja ato u shprehën se aktorja ngjan më shumë me të atin.

Rudina Magjistari: Është vërtet një grua shumë e bukur. Tani po e kuptojmë pse Raimonda është kaq e bukur dhe ka qenë gjithmonë kaq e bukur, me një mama të tillë…

Ardita Bulku: I ngjan babait.

Rudina Magjistari: Ju thoni që i ngjan babait. Po tani ngjyrën e syve nga e ka se edhe ju me ngjyrë i keni?

Ardita Bulku: I kam në gështenjë, por jo, Monda i ka të theksuara nga i ati. Flokët e zeza…

Rudina Magjistari: Megjithatë, këto faqkat e bukura, mollëzat… i ka nga mamaja me ç’shikoj se mamaja i ka të theksuara.

Raimonda shprehet se kjo është intervista e parë e tyre si nënë e bijë dhe se znj. Ardita nga ana e saj nuk pati asnjë kundërshtim.

Raimonda Bulku: Mua kur më thanë vajzat që “mos hezito, do të kesh një kujtim shumë të bukur, do të jetë shumë e bukur për ty, për mamin” etj, thashë okej, kujtim i bukur, po. Pastaj thashë më fal, por unë kam thënë një përgjigje “po” për këtë gjë te Rudina, “po”, tha, “pa asnjë problem”, menjëherë “po”.

Rudina Magjistari: Është hera e parë që dilni në një intervistë televizive?

Ardita Bulku: Po.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button