Rafting në lumin Drin nga Albanian Rafting Federation dhe Black Drin Adventure
Urime nga zemra
Federata Shqiptare e Rafting(FSHR) bashkë me skuadrat e saj sportive
“Albania Rafting Group” ,“Black Drin Adventure”-Peshkopi, “Albanian Sport & Tourism-AST” Elbasan ,”Albturist “ Përmet dhe “Albanian Adventure Resort “ Skrapar organizuan nje aktivitet të përbashkët në lumin “Drini i Zi”.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte zhvillimi dhe promovimi i sportit të rafting duke rritur bashkëpunimin midis skuadrave të rafting në gjithë teritorin e Shqipërisë nëpërmjet a aktiviteteve të përbashkëta sportive. Gjithashtu FSHR do të vazhdojë trainimet dhe çertifikimin e udhëzuesve profesional të rafting, duke zhvilluar dhe rritur standartet e zhvillimit të sporteve në natyrë.
Falenderojmë skuadrën e “Black Drin Adventure” dhe veçanërisht Sokol Sava, të cilët ishin pritësit e aktivitetit të sotëm të Federatës Shqiptare të Rafting dhe bloggerin si fotograf i Dibres, Adriatik Sula
Së bashku jemi më të fortë për të mbrojtur dhe promovuar lumenjtë tanë! Suksese