Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Çfarë do? Ik tani, mos më hajde nga mbrapa… (VIDEO)

Një qytetare e moshuar që ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama, është përballur me arrogancën e këtij të fundit gjatë një vizite në Vlorë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet qytetarja që i shkon nga pas Ramës, i cili i kthehet në mënyrë arrogante.
“Ça do? Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”,- ishin fjalët e Ramës drejtuar qytetares, e cila më pas u largua nga një nga shoqëruesit e kryeministrit.
Kujtojmë që një numër qytetarësh ishin mbledhur para bashkisë së qytetit bregdetar dhe kërkonin që të takonin Ramën për hallet e tyre. Por garda dhe policia bashkiake dhe ajo lokale e rendit nuk lejonin njeri ti afrohej liderit.
Një tjetër e moshuar nuk hoqi dore dhe duke u përballur me gardën dhe duke u shtyrë më ta arriti ti afrohej kryeministrit. Por ai me një arrogancë të paparë i kthehet dhe i bërtet të moshuarës duke u kërkuar shpjegime se pse ajo po e ngrinte zërin, ndërkohe që garda dhe policia nuk e linin ti afrohej kreut te qeverisë.
Ky është takim i dytë i Ramës brenda pak ditësh në Bashkinë e Vlorës, ku në të parin u kërkoi dorëheqjen 21 drejtorëve, të cilët e zbatuan në rresht për një.