Aktualitet dhe Lajme
Qytetarët protestojnë sërish për vrasjen e 14-vjeçarit: Nuk mund të rrija në shtëpi!
Qytetarë dhe prindër janë mbledhur sot para ministrisë së Arsimit në shenjë proteste për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.
Adoleshenti u vra me thikë një javë më parë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Vrasja ndodhi pak metra larg shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet ku viktima dhe autori ishin nxënës.
Ndërkohë që sot mbahet protesta e dytë për këtë ngjarje makabre.
Prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore.
Është dhimbja dhe tragjedia e çdo familje shqiptare. Nuk mund të rrija në shtëpi. Fëmijët nuk i kam në Shqipëri, kanë iku nga rënia e sigurisë për jetën”, u shpreh një nga protestuesit”.