Qirje Beleri akuzon amerikanët, se qendrojnë prapa “fatkeqësisë” së tij
Pak orë pas daljes nga burgu, eurodeputeti i partisë greke në pushtet Nea Demokracia, Fredi Beleri, deklaroi se kishte patur oferta që të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar i kryetarit të Bashkisë së Himarës.
Ai tha se zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë kishin takuar javën e parë të arrestimit të birin dhe të vëllanë duke u sugjeruar atyre dorëheqjen e Belerit dhe gjetjen e një kandidati tjetër, qoftë edhe një anëtari të familjes Beleri.
Ju pohuat pas daljes nga burgu se keni patur oferta nga zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë për të dhënë dorëheqjen në shkëmbim të lirisë. Kush jua bëri këtë ofertë?
Po kë kemi ne partnerë kryesorë?
Amerikanët di unë që kemi. Ishin ata?
Edhe ata.
“Edhe nga ata”, kush ishte tjetër?
Po Shqipëria ka edhe partnerë të tjerë, ndërmjetës ka, dashamirës. Por edhe ky ishte një mashtrim i radhës. Sepse oferta ishte që të vëmë një djalë të mirë, pa probleme, që të ketë mundësi të fitojë bashkinë, të ndëshkojë populli me votë gabimet e qeverisë. Erdhi zoti Gjikuria, që për mua është një qytetar model dhe sulmi që iu bë ishte 10 fish më i madj se sulmi që m’u bë mua në 2023-shin para zgjedhjeve.
Një nga sulmet që përmendi Beleri ndaj kandidatit të opozitës ishin takimet e tij më ish kreun e CIA-s Gejts.
“Pse zoti Gejts është i mirë kur takon kryeministrin shqiptar dhe kur takon zotin Gjikuria është problem?!”– tha për RTSH Fredi Beleri.
Huazuar nga skaproblem.al