Aktualitet dhe Lajme

Qeveria merr vendimin për ukrainasit: Mund të qëndrojnë pa leje deri në 2 vjet

Share

 

 

17:11 24/05/2023

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjasë afatin për hyrjen dhe qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri. Nga 1 vit tashmë ata kanë mundësinë që të qëndrojnë pa leje deri në dy vjet.

“Vendosi: Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …””, thuhet në VKM.

Kujtojmë që më 18 Mars, qeveria mori vendim që qytetarët ukrainas të qëndrojnë pa leje në vendin tonë deri në 1 vit. Vendimi u mor si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë ku në Shqipëri kanë gjetur strehim qindra ukrainas./tvklan.al

 

Të ngjashme

Huazuar nga TVKLAN

Një kafe nga ju!

Back to top button