Aktualitet dhe Lajme
Qënie e shpifur, sajon gjëra/ Debat i ashpër në gjyq, Nuredin Dumani përplaset me ish-shokët: Më ofruan 700 mijë euro për të ndryshuar…

Këtë të mërkurë, në kuadër të procesit ‘Plumbi i artë”, mbahet në Gjykatën e Posaçme dëshmia e Nuredin Dumanit.
Ashtu si ditën e djeshme, Dumani iu përgjigj pyetjeve nga ana e mbrojtjes së të pandehurve të tjerë.
Mësohet se ai ka debatuar ashpër me ish- shokët e tij Gent Sharra dhe Asllan Plaku, teksa pretendoi se i kanë dërguar fjalë ndërkohë që ishte në qeli, që të ndërronte dëshminë për Sharrën dhe Suel Çelën.
Kjo deklaratë e tij ka irrituar Plakun dhe Sharrën, duke bërë që në seancë të ngrihen tonet.
“Ky është një qënie e shpifur që sajon gjëra”, tha Sharra.
Ndërkohë, Asllan Plaku, deklaroi se ka qenë Nuredin Dumani ai që i ka vënë gjobë Gent Sharrës dhe Suel Çelës 500 mije euro, për të ndryshuar dëshminë.