Qarkullonin me makinë në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Vlorë

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasit me iniciale D.S, 30 vjeç, banues në Itali dhe 50-vjeçari me iniciale A.Ç, banues në Sarandë, janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Sakaq, forcat policore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Sarandës arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. S., 30 vjeç, banues në Itali, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– A. Ç., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.