Aktualitet dhe Lajme

Putin heq dorë nga diplomacia: Jam i bindur që ushtria ruse do fitojë përballë Ukrainës

Share

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se ushtria ruse do ia dalë të fitojë përballë ushtrisë së Ukrainës. Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë një telefonate me video me gruan e një ushtari rus në frontin e luftës.

“Do të doja t’ju kërkoja t’i përcillni urimet e mia më të mira burrit tuaj dhe shokëve të tij. Ne të gjithë u urojmë atyre suksese dhe fitore, dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë.”-tha Putin.

Dy persona u vranë ndërsa të paktën 14 të tjerë u plagosën nga një dron rus që u rrëzua në një ndërtesë të lartë në Odessa të Ukrainës. Mes të plagosurve ishin tre fëmijë, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button