Aktualitet dhe Lajme

Publikohen pamjet nga dhuna ndaj Adriatik Roshit, nga grupi i Tur Koçekut (VIDEO)

Share

Është publikuar videoja e dhunimit të 48-vjeçarit Adriatik Roshi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dy ditë më parë, Adriatik Roshi, është sulmuar nga disa persona pranë zonës së ish-sheshit Shqiponja, teksa priste radhën tek berberi.

 

 

Tre persona të maskuar, janë futur në ambientet e biznesit dhe e kanë goditur brutalisht me sende të forta.

48-vjeçari ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Policia ka arrestuar Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.

Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë ngjarjes.

Një shishe shampanjë, dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz në gusht të vitit të shkuar, ku Adriatik Roshi, dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Në reagimet zyrtare që bëri policia në atë kohë, nuk përmendet emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.

Çfarë ndodhi në Palasë?

Në mbrëmjen e 25 gushtit në Clubin Sin në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios, shtetasit Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Luçiano Koçeku, i njohur si Tur Koçeku, i cili nga goditjet ka humbur ndjenjat.

Gjatë konfliktit shihet shtetasi Fatbardh Aliaj, i cili tenton të largojë agresorët, por dhunohet nga të rinjtë me grushte dhe shkelma.

Ndërkohë që miku i tij, Luçiano (Artur) Koçeku dergjet në tokë dhe ndihmohet nga disa persona duke i hedhur ujë.

Arsyeja e konfiktit ishte banale, pasi u lagën nga hapja e një shisheje shampanje dhe më pas ndodhi sherri masiv.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button