PSG i kërkon Mbappes 98 milionë euro

Ka marrë kthesë beteja ligjore mes PSG-së dhe Kylian Mbappe.
Fillimisht sulmuesi francez bëri kërkesë për 55 milionë borxhe dhe vendimit të Gjykatës së Parisit për të sekuestruar këtë shumë nga llogaritë e klubit.
Avokatët e parisienëve kanë kundërsulmuar dhe të
Ndërkohë, të hënën avokatët e parisienëve kanë kërkuar 98 milionë nga ish-lojtari i tyre për zbatimin e “taktikave vonuese” që sipas tyre kanë dëmtuar klubin.
Avokatët besojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar borxhin e pretenduar ndaj Mbappes dhe kërkesa për 98 milionë do të synonte të demonstronte se pretendimet e sulmuesit të Real Madridit janë të pabazuara.
Të hënën, një nga avokatët e Kylian Mbappe shpjegoi se futbollisti ka arritur të rikuperojë vetëm 14 milionë euro nga 55 milionë të sekuestruara si masë paraprake.
Në çështjet ligjore, një taktikë vonuese synon të fitojë kohë duke shtyrë afatet ose duke zgjatur një gjykim. Konflikti mes dy palëve filloi në qershor 2024 me një paralajmërim zyrtar nga lojtari për PSG-në.
Në gusht, sulmuesi iu drejtua LFP-së (Ligës Franceze të Futbollit) dhe UEFA-s për të rikuperuar shumën prej 55 milionë eurosh, të cilën PSG ka refuzuar gjithmonë t’i paguajë. Që atëherë, dy palët janë përplasur përpara autoriteteve sportive, të cilat janë deklaruar të paaftë për të zbatuar vendimet e tyre në favor të lojtarit, për shkak të procedimeve ligjore të nisura nga klubi.