Pse i quan kundërshtarët në kafshë dhe shpendë? Rama: E vetmja rrugë që të merresh me këta janë karikatura dhe satira

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen se pse i quan kundërshtarët si kafshë apo shpend. I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në MCN Tv, Rama tha se e vetmja rrugë që të merresh me ato është karikatura dhe satira. Rama shtoi se nuk ka ofenduar askënd drejtëpërdrejtë dhe se nuk është marrë me familjen e tyre.
“E para, bufi ka marrë vend në vëmëndjen e njërëzve, por nuk ka qenë asnjëherë dominant. Duke qenë personazh pikant ka zënë vëmëndje. Tani është shumë e vështirë që të gjesh rrugë të merresh me kundërshtarë që të shajnë dhe të akuzojnë dhe që nuk të lënë të gjallë e të vdekur të familjes pa të futur. Me këta mund të merresh vetëm me karikatura dhe satira. Unë nuk kam fyer asnjë drejtëpërdrejtë dhe nuk jam marrë me familjen” tha Rama.