Aktualitet dhe Lajme

Pse emëruat drejtor IT një person pa certifikatë sigurie? Si përgjigjet Muhamet Rrumbullaku

Share

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën. Gjithashtu, u la në fuqi masa e pezullimit nga detyra.

Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u pyet sot nga gazetarët në lidhje me Ervin Muçën, drejtorin e IT, i cili është në arrest shtëpiak për ndërhyrjen ne sistemin TIMS.

Rrumbullaku tha se duhet të njihni mirë ligjin për pajisjen me certifikatë sigurie, por theksoi se ai jep llogari në dy institucione, drejtësi dhe komisionin hetimor parlamentar.

Pyetje: Pse emëruat në krye të drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit një person pa certifikatë siguri dhe në kohën kur plasi skandali i TIMS dhe pse e rikthyet në detyrë  pasi kishte pak ditë pasi i kishit pezulluar?

Rrumbullaku: “Për ju dhe për publikun e gjerë, para se të adresoni pyetjen duhet të dini shumë mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedura dhe aktet normative që normojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjen me certifikatë sigurie për të gjithë drejtuesve policore. Unë për këtë jap llogari në dy institucione, drejtësisë dhe komisionin hetimor parlamentar.

Ndërsa i pyetur për vështirësitë e hetimeve te SPAK per krim te organizuar, drejtori i policise tha se mes dy institucioneve ka nje bashkepunim shume te mire”.

Pyetje: Pak ditë më parë SPAK ka hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar pasi ka funksionarë të lartë të shtetit të implikuar, ju ka vënë në dijen Dumani për këtë?

 Rrumbullaku: “Policia dhe SPAK kanë marrëdhëniet me të mira të besueshmërisë reciproke për hetimin e të gjitha problematikave që lidhjen me krimin e organizuar. Prokurori kontrollon hetimin dhe e delegon atë”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button