Aktualitet dhe Lajme

“PS me zyrë elektorale antiligjore në Yzberisht” Balliu: Thanë që është lokal, por ishte zyrë elektorale

Share

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu denoncoi atë që e quan një tjetër skandal të zyrave elektorale të PS, në shkeljet të ligjit. Behët fjalë për një zyrë në Yzberisht të denoncuar prej tij që në 11 maj, e cila ndonëse u  paraqit si lokal administratori i pallatit konfirmoi se është zyrë elektorale.

Balliu tha se Skandali thellohet edhe më tej ku Prokuroria ka fshirë nga dokumentet hetimore dëshminë e administratorit, për të mbuluar krimin zgjedhor. Balliu akuzoi SPAK-un se nuk po nis hetimet dhe se është vënë në mbrojtje të kriminelëve elektoralë.

Shefi i organizimit në PD-së Klevis Balliu, publikoi videot e zyrës dhe tha se ndonëse u paraqit si lokal, administratori i pallatit konfirmoi se ajo është zyrë zgjedhore e socialistëve

Por sipas Balliut ajo që e thellon edhe më tej skandalin është fakti që prokuroria  dhe SPAK bëhen palë, dhe tentojnë të fshijnë nga dosja hetimore dëshminë e administratorit të pallatit.

Balliu theksoi se krimi elektoral i PS tashmë është i dokumentuar por drejtësia është e kapur dhe me standarde të dyfishta. Sipas tij, SPAK nuk ka asnjë plan të nis hetimet, pasi nuk merret me krimin zgjedhor por me denoncuesit e tij. Ai akuzoi institucionet e drejtësisë dhe policisë se po mbrojnë kriminelët elektoral.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button