Aktualitet dhe Lajme

Protestat në Serbi/ U përzunë nga godina e Universitetit, studentët hyjnë me forcë, dekani thërret xhandarmërinë (VIDEO)

Share

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët.

Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1.

Situata mbetet e tensionuar, por gjithsesi, nuk raportohen të lënduar. Protestat në Serbi vijojnë prej muajsh, ku tashmë kërkohen zgjedhje të parakohshme dhe largimi i Vuçiç

 

 

Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës, iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Dekani Alanoviq, që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button